Klopp bën parashikimin

Futboll

Klopp bën parashikimin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:43
Klopp bën parashikimin

Gjashtë pikë të tjera në shtatë javët e mbetura të kampionatit dhe Jurgen Klopp siguron objektivin e Liverpulit të fillimsezonit, kualifikimin në Champions. Por ashtu si kanë shkuar gjërat këtë sezon, ky është rezultati që do e kënaqte më pak skuadrën nga Mersejsajdi. 

“Kualifikimi në Champions është gjëja më e rëndësishme për këtë klub, për financat etj. Por tani mendojmë për një tjetër objektiv. Ne besojmë te titulli dhe mund ta fitojmë. Problemi është se Mançester Siti beson gjithashtu. Njëri do të mbesë i zhgënjyer në fund të sezonit. Ne do të bëjmë të pamun durën që java e fundit të jetë një ditë e lumtur për ne”, tha trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat