Paçarada me Sandhausenin fundosën Ingolstadtin!

Futboll

Paçarada me Sandhausenin fundosën Ingolstadtin!

Nga: K. G. Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:31
Paçarada me Sandhausenin fundosën Ingolstadtin!

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit, u kthyen me tri pikë të rëndësishme, duke u shmangur sado kudo nga pozitat e fundit në renditjen e Bundesliga II.

Sandhausen triumfoi me rezultat 2:1 kundër Ingolstadtit, në ndeshjen e javës së 27-të. Me këtë humbje Ingolstadt fundoset edhe më shumë. Learti, djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, luajti titullar dhe bëri lojë shumë të mirë.

Ai ka qenë i pakalueshëm në repartin e mbrojtjes, në një moment dridhi edhe shtyllën e vendasve. Mërgim Mavraj u paraqit për Ingolstadt, por të pafat, mbeten duarthatë. Për Ingolstadtin realizoi futbollisti Paulsen (12’) dhe për Sandhausenin Behrens (55’) e Wooten (90’). Sandhausen aktualisht renditet në pozitën e 15-të me 26 pikë, kurse Ingolstadt është i fundit me vetëm 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat