Reprezentuesi i Kosovës ndihmon Shkëndijen në fitoren bindëse 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës ndihmon Shkëndijen në fitoren bindëse 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:54
Leard Sadriu

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leard Sadriu, ndihmoi kampionin në fuqi dhe liderin e Maqedonisë Veriore, Shkëndijën nga Tetova në fitoren bindës me rezultat 5:2 në përballje me Pobedën nga Prilepi, në ndeshjen e javës së 25-të. Lojë e pëlqyeshme e Shkëndijes që kënaqi shikuesit në Stadiumin e Qytetit në Tetovë. Sadriu luajti tërë takimin, dha maksimumin për kuqezinjtë. Për Shkëndijen shënuan: Alimi (5’), Totre (14’), Bejtullai (27’),  Radeski (84’) e Junior (86’) dhe për Pobedën realizuan Makota (76’) e Trajkovski (90+1).

Shkëndija udhëheq renditjen me 56 pikë, kurse Vardari është i dyti me 48 dhe Pobeda është në fund me 18 sosh. Akademija Pandev si vendas e mposhti me 2:1 Renovën nga Xhepçishti i Tetovës. Doriev (40'-nga penalltia) e Stoilov (89’-nga penalltia) realizuan për Pandev dhe Mustafov (83’) për Renovën. Skuadra e Shkupit mposhtet me 2:0 në Strumicë nga Bellasica.

Liga e Maqedonisë Veriore
Shkëndija-Pobeda    5:2
A.Pandev-Renova    2:1
Bellasica-Shkupi        2:0
Makedonija GP-Rabotniçki    1:1
Vardari-Sileksi    1:0

Tabela
1. Shkëndija    25    17    5    3    56
2. Vardari    25    14    6    5    48
3. A. Pandev    24    14    3    7    45
4. Renova    25    8    9    8    33
5. Shkupi    25    9    6    10    33
6. Rabotniçki    25    9    5    11    32
7. Makedonija GP    25    7    9    9    30
8. Sileks    25    5    9    11    24
9. Bellasica    25    5    7    13    22
10. Pobeda    24    5    3    16    18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat