Ky është reagimi i Sarrit për fyerjet në drejtim të tij

Futboll

Ky është reagimi i Sarrit për fyerjet në drejtim të tij

Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:25
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, edhe pse ka humbur tashmë besimin e tifozëve.

Tifozët e bluve të Londrës përgjatë gjithë ndeshjes me Cardiff Cityn kanë thirrur emrin e Maurizio Sarrit, duke i kërkuar klubit që ta shkarkojnë italianin.

Edhe pse Chelsea fitoi me dy gola në fund, në minutat 84’ dhe 90’, tifozët nuk e duan më Sarrin.

Por, ish-trajneri i Napolit thotë se do të punojë që t’i ndryshojë gjërat.

“Fatkeqësisht jam duke u mësuar me këtë”, tha Sarri kur u pyet për thirrjet e tifozëve kundër tij.

“Duhet të punoj që të ndryshojë mendimin e tyre”.

Chelsea pas 31 ndeshjeve, me 60 pikë është në pozitën e gjashtë në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat