Shpërthejnë tifozët e Liverpoolit, kundër Kloppit për Shaqirin

Futboll

Shpërthejnë tifozët e Liverpoolit, kundër Kloppit për Shaqirin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:16
Klopp dhe Shaqiri

Tifozët e Liverpoolit kanë mbetur sërish të habitur me Jurgen Kloppin për vendimin për të mos e inkuadruar në lojë Shaqirin, ani pse “Redsat” kishin nevojë për të pasi ishin afër të dështonin kundër Tottenhamit, që fituan vetëm me një autogol në minutën e 90′.

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk u paraqit as në kryendeshjen e xhiros në Premierligë ndaj Tottenhamit duke nxitur sërish reagim të madh të tifozëve të “Të Kuqve”.

Pavarësisht se ishte në formë të mirë, Shaqiri nuk është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit që nga 24 shkurti, në barazimin me Manchester Unitedin. Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Edhe pse Liverpooli fitoi 2-1 ndaj Tottenhamit, rrjeti social “Twitter” është mbushur me kritika për Kloppin pse nuk po e inkuadron Shaqirin.

“Çfarë i ka bër Shaqiri Kloppit që e ka zemëruar e nuk po luan?”, “Klopp, të lutem trego pse Shaqiri nuk po luan”, “Çfarë dreqin ka bërë Shaqiri?”, janë disa nga postimet e shumta të tifozëve të cilët nuk po i kuptojnë arsyet pse reprezentuesi i Zvicrës nuk po luan fare.

Image
Image

Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premierligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat