Man Utd po e transferon yllin e rivalit nga Premierliga

Futboll

Man Utd po e transferon yllin e rivalit nga Premierliga

Më: 1 prill 2019 Në ora: 08:29
Manchester United

Manchester United po mendon të bëjë një revolucion në skuadër.

Manchester United dëshiron t’i largojë disa lojtarë, në mënyrë që tu lirojë vendin transferimeve të reja.

Skuadra angleze duket se revolucionin do ta fillojë nga faza defanzive, ku dëshiron ta transferojë Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace.

21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj Manchester United është duke shprehur interesim për të.

Për ta transferuar Bissakan, ‘Djajtë e Kuq’ do të paguajnë 40 milionë euro te Crystal Palace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat