Allegri thyen heshtjen, tregon nëse Ronaldo do të kthehet ndaj Ajaxit

Futboll

Allegri thyen heshtjen, tregon nëse Ronaldo do të kthehet ndaj Ajaxit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:54
Ronaldo dhe Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për gjendjen e Cristiano Ronaldos.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është optimist se Cristiano Ronaldo do të rikuperohet nga lëndimi për ndeshjen e parë ndaj Ajaxit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez u dëmtua në duelin mes Portugalisë dhe Serbisë.

Kurse, Allegri ka kërkuar kujdes me rikuperimin e tij.

“Ne shpresojmë ta kemi Ronaldon për ndeshjen me Ajaxin”, deklaroi Allegri në konferencë për media para ndeshjes me Cagliarin.

“Ai ndihet shumë më mirë, ne kemi edhe nëntë ditë deri te takimi me Ajaxin andaj duhet ta vlerësojmë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me të gjitha dhe t’i konsiderojmë rreziqet”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat