Guradiola me top transferim nga La Liga

Futboll

Guradiola me top transferim nga La Liga

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:32
Pep Guardiola

Pep Guardiola po planifikon që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha te Manchester City.

Pep Guardiola është shumë afër ta fitojë për herën e dytë me radhë titullin e Premierligës, gjersa ka kërkuar mbështetje financiare nga bordi i Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga skuadra angleze ta transferojë Saul Niguezin nga Atletico Madridi.

Manchester City ka filluar negociatat me agjentin e mesfushorit spanjoll, gjersa janë të gatshëm që të paguajnë 75 milionë euro për shërbimet e tij.

Skuadra angleze dëshiron ta mbyll transferimin e Niguez ende pa përfunduar ky sezon, duke mos rrezikuar t’i humbet shërbimet e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat