“Kosova është Serbi”, thirrja e tifozëve rusë në Moskë

Futboll

“Kosova është Serbi”, thirrja e tifozëve rusë në Moskë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:52
Tifoze rus

Tifozët e CSKA Moskës kanë thirr “Kosova është Serbi” në ndeshjen e fundjavës që shkoi në elitën e futbollit rus

Tifozët rusë kanë vazhduar me thirrjet e tyre nacionaliste në ndeshje futbolli.

Në fakt, tifozët e CSKA Moskës gjatë fundjavës që shkoi kanë thirr në stadium “Kosova është Serbi”.

Në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premierligës ruse ndërmjet CSKA-së dhe ekipit Ufa janë dëgjuar thirrje mbështetëse për serbët.

Tifozët e CSKA-së janë të vëllazëruar me ata të Partizanit të Beogradit, ndërsa e kanë shfaqur hapur simpatinë për serbët dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat