Skriniar ua shuan shpresat Man Unitedit dhe Liverpoolit, vazhdon me Interin

Futboll

Skriniar ua shuan shpresat Man Unitedit dhe Liverpoolit, vazhdon me Interin

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:55
Milan Skriniar

Interi është pajtuar t’ia dyfishojë pagën qendërmbrojtësit Milan Skriniar, duke e larguar interesimin e klubeve të Premierligës, Manchester United dhe Liverpool.  

Në parim, Skriniar është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re me pagë javore 70 mijë euro, përfshirë një pako bonusesh fitimprurëse.

Sipas Mirror, sllovaku do ta nënshkruajë kontratën menjëherë pasi ta zgjidhë një çështje me menaxherin e tij.

Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham e kanë vëzhguar 24-vjeçarin gjatë një sezoni të tij mbresëlënës me Interin në Serie A.

Interi e bleu atë nga Sampdoria për rreth 20 milionë euro, por çmimi i tij në tregun e transferimeve tani është rritur në mbi 90 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat