Ndalohen punimet në stadiumin kombëtar në Shqipëri

Futboll

Ndalohen punimet në stadiumin kombëtar në Shqipëri

Më: 2 prill 2019 Në ora: 00:15
Shqipëri

Të shtunën humbi jetën shtetasi N.I, babai i dy fëmijëve gjatë punës në ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Sipas informacioneve 40-vjeçari ra nga lartësia duke ndërruar jetë në spital.

Sot, inspektorja e zyrës së punës, Irena Gjoka bëri me dije se puna në kantierin e ndërtimit të stadiumit do të ndërpritet derisa të hetohen të gjitha shkaqet e kësaj ngjarje.

Po ashtu, do të hetohet nëse kompania “Alb Star” mbulon sigurinë e nevojshme gjatë orarit të punës.

Pa dalë rezultati i plotë i hetimeve nuk do të kryhet më asnjë punim sipas inspektores Gjoka, e cila bëri me dije se fillimisht duhet të sigurohet jeta e punëtorëve.

Nuk dihet sesa do të zgjasë zbardhja e kësaj ngjarje, por punimet në “Arenën Kombëtare”, që po ecnin me ritme të shpejta, tashmë janë ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat