Jose Mourinho refuzon Portugalinë: Dua të drejtoj një klub

Futboll

Jose Mourinho refuzon Portugalinë: Dua të drejtoj një klub

Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:39
Jose Mourinho

“Kam vendosur të mos drejtoj asnjë skuadër deri në fillimin e sezonit të ardhshëm. Rikthimi im në pankinë duhet të jetë në një klub dhe në një kampionat që të më motivojë”, zbuloi trajneri portugez.

“Nuk jam i trishtuar për faktin që për momentin nuk po stërvit, por sinqerisht dua të rikthehem që në fazën e ardhshme përgatitore”, vijoi “Special One”.

“Portugalia? Santos nuk duhet të shqetësohet. Aktualisht nuk jam i interesuar të drejtoj kombëtaren. Jemi miq të mirë, por është një gjë që dua ta bëj përpara se të tërhiqem. Të shohim pastaj nëse do ta kem shansin”, përfundoi Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat