De Rossi trajner, Totti drejtor sportiv

Futboll

De Rossi trajner, Totti drejtor sportiv

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:14
Francesko Totti

Në klubin e Romës duket se sezonin e ardhshëm po përgatiten për një revolucion jo vetëm sa i përket futbollistëve në skuadër, por edhe mbi drejtuesit e klubit.

Ideja e fundit është që klubin ta marrin përsipër ata që e ndjejnë më shumë dhe që kanë një lidhje të veçantë me historinë e Romës. Në këtë mënyrë, po flitet prej kohësh se ish-kapiteni legjendar, Francesko Totti po kërkon të marrë më shumë përgjegjësi në klub, ndërsa mendon të marrë postin e drejtorit teknik, i cili më parë mbulohej nga Monchi.

Në këtë mënyrë Totti, do të ishte në rolin e menaxherit dhe do të kishte mundësinë për t’i zgjedhur ai lojtarët që mund të afroheshin për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, po qarkullon dhe ideja e De Rossit si trajner. Në fakt, De Rossi është një emër me peshë në ambientin roman, ndërsa edhe pse nuk ka deklaruar ende tërheqjen nga futbolli, duket se ky do të jetë viti i fundit për kapitenin në fushë.

Mesa duket, Roma pas një sezoni zhgënjyes, teksa me shumë mundësi do të mbesë jashtë Ligës së Kampionëve këtë sezon, do të kërkojë që vitin tjetër të ndryshojë dhe postet më të rëndësishme në klub të shkojnë për dy nga legjendat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat