Zidane: Reali nuk e shet Varane

Futboll

Zidane: Reali nuk e shet Varane

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:24
Zinedine Zidane dhe Raphael Varane

Trajneri i Real Madridit nuk dëshiron ta lejojë largimin e Raphael Varane.

Zinedine Zidane doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së La Ligës, kundër Valencias.

Trajneri i Real Madridit foli mbi të ardhmen e Varane. Edhe pse konfirmoi se do të ketë ndryshime në skuadër, francezi tha se është mungesë respekti që të flitet për spastrime në verë.

“Nuk dua ta mendoj largimin e Varane. Ai është ende një lojtar i ri, ka tetë vite këtu, po bën mirë”, deklaroi Zizou. “Varane nuk më ka thënë asgjë. Gjëja e rëndësishme është ajo që lojtari më thotë. Për momentin, ai është në klubin më të mirë në botë. Ka fituar shumë gjëra dhe e shoh mirë këtu”.

Më pas trajneri i Los Blancos foli edhe lojtarët e tjerë të skuadrës.

“Më duhet t’i respektoj të gjithë lojtarët që janë këtu. Të flasim për spastrim, më duket mungesë respekti”. “Unë do t’i konfirmoj ndryshimet që duhen bërë, por nuk është koha për të folur për këtë. Ne do të kemi kohë për të folur për këtë më vonë”, përfundoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat