Lëndohet keq Sergio Aguero

Futboll

Lëndohet keq Sergio Aguero

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:35
Sergio Aguero

Manchester City ka marrë një lajm të hidhur para ndeshjes me Cardiffin.

Manchester City nuk mund të llogarisë në Sergio Agueron për ndeshjen ndaj Cardiffit.

Sulmuesi argjentinas e shënoi golin e dytë për ‘Qytetarët’ në vikendin e kaluar ndaj Fulhamit, gjersa ka pësuar lëndim në kofshë.

Pep Guardiola ka bërë të ditur se Aguero nuk është stërvitur në dy ditët e fundit, gjersa nuk shtë grumbulluar as sot.

Argjentinasi me shumë gjasë do të pushojë në këtë ndeshje, duke i liruar vendin Gabriel Jesusit, që nuk po luan standard në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat