Gattuso "përmbys" skemat e Milanit, por dëmtimi i një titullari i prish planet për sot

Futboll

Gattuso "përmbys" skemat e Milanit, por dëmtimi i një titullari i prish planet për sot

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:20
Milani

Paqueta si fantazist mund të jetë ose do të jetë risia jo e vetme e Milanit ndaj Udineses, sot në mbrëmje. Gattuso, në fakt, duket i vendosur për të hedhur në fushë Cutronen titullar, përkrah golashënuesit Piatek. Ashtu si shkruan Gazzetta dello Sport, do të ishte hera e parë - mes kampionatit dhe Kupës së Italisë - që dy sulmuesit gjenden në dyshe që në fillim.

Polaku, që nuk shënon prej 180 minutash, shpreson që të rindezë motorrët. 

Si sulmues titullar te Milani, Piatek nuk kishte mbetur kurrë thatë për dy ndeshje radhazi. Përveç mbështetjes së brazilianit Paqueta, "pistoleta" - nëse realisht Gattuso do të vendosë për skemën 4-3-1-2 - do të ketë edhe kolegun e ri, Cutrone, që do ta ndihmojë edhe për të tërhequr rreth vetes mbrojtjen friuliane. Jo vetëm: me presingun në sulm, Piatek mund të jetë i duhur edhe për gjithë skuadrën.

Të gjitha dhjetë ndeshjet si titullar për Cutronen janë përpara ardhjes së polakut. Sulmuesi i ri kuqezi kishte qenë krah i Higuainit, përpara se Pipita do të bëhej krah i tij, për të dalë më pas nga skena. Shumë pankinat radhazi që pas ardhjes së Piatek kanë rritur dëshirën te Cutrone, që ka shansin të lërë gjurmë.

Sakaq, dëmtimi i Andrea Contit, që është detyruar të ndalet për një problem jo serioz në kofshë, prish disi planet e Gattusos. Në fakt, Rino, sipas asaj që shkruan "Corriere della Sera", kishte menduar ta hidhte në fushë që në minutën e parë në mesfushën me rreshtimin 3-4-1-2.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat