Aubameyang qesh me harkimin e “tmerrshëm” të Mustafit

Futboll

Aubameyang qesh me harkimin e “tmerrshëm” të Mustafit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:53
Mustafi dhe Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang ka buzëqeshur me harkimin e tmerrshëm që e bëri Shkodran Mustafi gjatë ndeshjes me Newcastlen

Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka mundur ta ndalë buzëqeshjen kur Shkodran Mustafi e bëri njërin prej harkimeve më të dobëta në histori të Premierligës.

Qendërmbrojtësi shqiptar luajti 90 minuta në ndeshje me Newcastlen të hënën mbrëma, ndërsa në një moment po mundohej ta shërbente sulmuesin gabonez nga e djathta.

Mirëpo, harkimi i përfaqësuesit gjerman për Aubameyangun ishte i tmerrshëm pasi topi shkoi shumë lart portës.

Kjo e bëri të qeshte ish-futbollistin e Borussia Dortmundit.

Ky harkim është bërë hit në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar talljet e tifozëve në adresë të futbollistit shqiptar nga Maqedonia.

Sidoqoftë, Arsenali fitoi me rezultat 2:0 me golat e Aaron Ramsey e Alexandre Lacazette, duke e kaluar ndeshjen e tretë radhazi pa pësuar gol.

Edhe pse po luan si titullar, nuk kanë munguar kritikat e tifozëve në drejtim të Mustafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat