Coutinho do të largohet nga Barça, nis kontaktet me dy klube

Futboll

Coutinho do të largohet nga Barça, nis kontaktet me dy klube

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:32
Philippe Coutinho

Barcelona është gati të dëgjojë oferta për Philippe Coutinho-n.

Siç ka bërë të ditur "Sport", braziliani nuk ka arritur të përshtatet me lojën e katalanasve dhe ka patur disa kontakte me klube të tjerë nëpërmjet menaxherit të tij. 

Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e ish-yllit të Liverpool-it. Ai kërkohet edhe nga Chelsa, por merkato e londinezëve është e bllokuar. 

9 gola dhe 5 asiste për Coutinho-n në 42 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Barcelona-n. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat