Gattuso: Luajmë me frena dore, duhet të largojmë frikën

Futboll

Gattuso: Luajmë me frena dore, duhet të largojmë frikën

Më: 2 prill 2019 Në ora: 22:14
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso, ka folur në përfundim të ndeshjes me Udinese-n për "Sky Sport". 

Ndeshja: "Po kalojmë një moment të keq, por nuk duhet të dorëzohemi. Sot kemi bërë shumë pak. Kur ndeshja ishte 1-1 mund të kishim shënuar golin e dytë, por edhe mund ta kishim pësuar. Po luajmë me frena dore edhe në aspektin psikologjik. Duhet të largojmë frikën", ka thënë Gattuso.   

Skema 4-3-1-2: "Sot kemi provuar diçka ndryshe. Në një ditë e gjysmë nuk mund të kesh rrjedhshmërinë që ke me një modul që e përdor prej një viti e gjysmë".

Mentaliteti i lojtarëve: "Është normale që në një sezon të ketë ulje-ngritje. Kemi marrë pesë fitore radhazi dhe tani po kalojmë një moment negativ. Kur nuk je në formë, topi fillon të peshojë 120 kile. Duhet të rikuperojmë energjitë dhe të mos dëmtojmë veten". 

Situata e Donnarumma-s dhe Paqueta-s: "Nesër do ta kuptojmë më mirë gjendjen e  tyre".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat