Nisin polemikat e para Zidane-Perez, objektiva të ndryshëm në merkato

Futboll

Nisin polemikat e para Zidane-Perez, objektiva të ndryshëm në merkato

Më: 3 prill 2019 Në ora: 00:34
Florentino Perez dhe Zinedine Zidane

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane nuk kanë të njëjtat pikëpamje për sa i përket merkatos që duhet të kryejë skuadra “los blancos”. Perez preferon që në mbrojtje klubi të investojë te lojtari i Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez. Ndërsa trajneri Zidane mendon se për një ekip si Reali më i përshtatshëm është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Kjo situatë duket se ka sjellë përplasjen e parë mes presidentit dhe trajnerit të rikthyer vetëm një muaj më parë. Kjo përplasje vjen edhe për faktin se Koulibaly (130 milionë euro) kushton shumë më shtrenjtë se Gimenez (105 milionë euro) dhe presidenti kërkon t’i përdorë paratë për një blerje “big” në sulm.

Gjithsesi, ky konflikt mund të shuhet shumë shpejt, pasi gjithçka varet nga e ardhmja e mbrojtësit Raphael Varane. Në rast se ai do të largohet, atëherë Reali do të jetë i detyruar të ndërhyjë në merkato. Në të kundërt nuk do të ketë asnjë shpenzim ekstra për mbrojtjen, që do të vijojë me këtë grup lojtarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat