Habit Sarri: Vetëm Manchester City ka fituar më shumë se ne në Angli

Futboll

Habit Sarri: Vetëm Manchester City ka fituar më shumë se ne në Angli

Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:25
Maurizio Sarri

Në prag të ndeshjes që Chelsea do të luajë ndaj Brighton, në Premier League, ka folur sot për mediat trajneri Maurizio Sarri. Ai vjen në këtë sfidë pas fitores “in extremis” ndaj Cardiff dy ditë më parë. Një fitore mes polemikave, për një gol në pozicion të dukshëm jashtë loje të Azpilicueta.

Në këtë ndeshje nuk munguan edhe vërshëllimat e tifozëve në adresë të trajnerit italian, duke kërkuar shkarkimin e tij. “As unë nuk jam i kënaqur nga moment që po kalojmë. Ndaj, deri diku, i kuptoj vërshëllimat e kritikat e tifozëve”, u shpreh Maurizio Sarri.

“Gjithsesi, sipas meje, nuk jemi duke luajtur keq dhe jemi ende në garë për Champions. Këtë sezon kemi fituar deri më tani 33 ndeshje dhe mendoj se në Angli, më mirë se ne është paraqitur vetëm skuadra e Manchester City për sa i pëkrket kësaj statistikë”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat