Milan dhe Inter e duan yllin e Chelseas

Futboll

Milan dhe Inter e duan yllin e Chelseas

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:36
Pedro Rodriguez

Milan dhe Inter do ta rivalizojnë në verë njëra tjetrën edhe jashtë fushës.

Milan dhe Inter njihen tashmë për rivalitetin e madh, por që atë po e bartin edhe te lojtarët që i duan.

Dy skuadrat nga Milano janë duke tentuar ta transferojnë Pedro Rodriguezin nga Chelsea.

Spanjolli  nuk është më në planet skuadrës londineze, andaj Inter dhe Milan e duan atë në afatin e verës.

Ish-sulmuesi i Barcelonës me shumë gjasë do të pranojë të transferohet në Serie A, por do varet nga oferta që do i ofrohet atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat