Dikur në fshatin Varosh, aty ku kërcënoheshin!

Futboll

Dikur në fshatin Varosh, aty ku kërcënoheshin!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:14
Dikur në fshatin Varosh, aty ku kërcënoheshin!

Mos ta harrosh të kaluarën është më e mira prej më të mirave, por ta harrosh të kaluarën, ta harrosh represionin e shovenistëve serb, është mallkim i vetvetes. Kosova ka kaluar nëpër teh të thikës në vitet e 90-ta dhe e kanë mbajtur gjallë sportin dhe të gjitha sferat tjera, duke e sfiduar agresorin serb.

Kjo fotografi është e viteve të 90-ta, e klubit të futbollit Ferizaj pikërisht në fushën e fshatit Varosh, 45 kilometra larg qytetit. Në fushën e sakrificës, që shumë herë u ndërprenë e u kërcënuan futbollistët, ka pasur disa herë edhe zyrtar të rrahur e të arrestuar dhe që i dërguan në bisedat informative.

Në foto janë: KF Ferizaj, në këmbë: Afrim Abazi, Uliks Buja, Skënder Selmani, Arian Bytyçi, Bashkim Hoxha, Lavdrim Alija, Driton Bytyçi, Luan Alija, Ilir Jashari, Shemsedin Sojeva, Ramadan Obrazhda (i ndjeri) ulur: Bujar Asllani, Amir Lamaxhema, Hasan Shala, Përparim Veliu, Kemajl Bekteshi, Visar Buçinca, Ardian Jashari, Hashim Bajrami dhe Nehat Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat