Çeliku kuqezi i lavdisë në vitet e 90-ta, Çeliku i fundosur!

Futboll

Çeliku kuqezi i lavdisë në vitet e 90-ta, Çeliku i fundosur!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:28
Në fotografi janë KF Çeliku i viteve të 90-ta, në këmbë Ilaz Mjaku, Besnik Heta, Hysni Baliu, Shpend Salihu, Jeton Heta, Fatmir Rexha, Ahmet Sylejmani. Ulur: Astrit Iseni, Xhelal Koxha, Avni Kamberi, Nehat Avdyli dhe Adrian Ismajli.

Klubi i futbollit Çeliku nga Ferizaj, nuk shquhej për suksese apo për ndonjë titull ose për ndonjë trofe, por gjithsesi ka qenë Çeliku kuqezi i lavdisë, sepse si shumë klube tjera iu bashkuan Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës.

Çeliku si të gjitha klubet tjera të Kosovës ishin halë në sy nga regjimi kriminal serb! Ishin të sulmuar, disa edhe të kërcënuar e disa edhe të arrestuar nga sigurimi shtetëror serb. Çeliku në vitet e 90-ta ka qenë Çeliku i sakrificës, i lavdisë dhe kur trajneri Ahmet Sylejmani e mbante ekipin ashtu si mundej, madje edhe duke shitur patate në treg, vetëm e vetëm për ta sfiduar regjimin shovenist serb. Ndërsa sot në kohën e lirisë, në kohën e pasluftës, në kohën kur jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht, Çeliku është i fundosur, nuk ndihmohen dhe thuajse është hedhur sikur një leckë në baltë.

Çeliku nuk e meriton trajtimin e tillë, nuk  meriton fundosjen, e meriton ndihmën e qytetit dhe të komunës, është klub që mbijetoi në kohën e okupimit, përkundër sulmeve si stuhi të regjimit kriminal serb. Sot Çeliku është i fundosur në ligën e dytë të Kosovës-Grupit B! Në fotografi janë KF Çeliku i viteve të 90-ta, në këmbë Ilaz Mjaku, Besnik Heta, Hysni Baliu, Shpend Salihu, Jeton Heta, Fatmir Rexha, Ahmet Sylejmani. Ulur: Astrit Iseni, Xhelal Koxha, Avni Kamberi, Nehat Avdyli dhe Adrian Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat