Tottenhami luan në stadiumin e ri

Futboll

Tottenhami luan në stadiumin e ri

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:30
Tottenhami luan në stadiumin e ri

Merr fund pritja 3-vjeçare dhe sonte Totenhami do të debutojë në stadiumin e ri. ‘Spurs’ do të luajnë në stadiumin e tyre të ri për herë të parë, në ndeshjen e sotme ndaj Crystal Palacet. 

Te stadiumi i ri punimet u nisën në shtator të vitit 2016, dhe afati i punimeve ishte planifikuar të mbaronte për 2 vjet, por u shtynë disa herë.

Ky stadium cilësohet si një nga më modernët në botë, teksa numëron reth 62 mijë ulëse.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes Tottenhami kërkon vetëm tri pikët për të dalë nga kriza e thellë, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë humbur 4 dhe kanë edhe një barazim, pa asnjë fitore.

Ndeshja e sotme në stadiumin i cili quhet ‘Tottenham Hotspur Stadium’, zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat