Futbollisti shqiptar: Në 97-tën të gjithë ishin të armatosur dhe ti kur ikje për në shtëpi, mund të përfundoje i vrarë 

Futboll

Futbollisti shqiptar: Në 97-tën të gjithë ishin të armatosur dhe ti kur ikje për në shtëpi, mund të përfundoje i vrarë 

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:40
Futbollisti shqiptar: Në 97-tën të gjithë ishin të armatosur dhe ti kur ikje për në shtëpi, mund të përfundoje i vrarë 

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll me ekipin e Malagas. Fieraku është aktivizuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve si titullar, duke bërë paraqitje mjaft të mira me bardheblutë.
Së fundmi 21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle, për sa i përket historisë së tij. Në një rrëfim special për emisionin "La Casa del Futboll", Barë, veç të tjerave tregon edhe për vitin e vështirë 1997 dhe rrjedhën që mori jeta e tij pas transferimit te Atletiko e Madridit.
"U linda në luftë në Shqipëri, atëherë kur u hapën edhe depot e armëve. Të gjithë ishin të armatosur dhe ti kur ikje për në shtëpi, mund të përfundoje i vrarë. Këto janë përjetimet e babait sigurisht, sepse unë nuk kujtoj nga kjo pjesë. Gjërat ishin të vështira, por tashmë në Shqipëria gjithçka shkon në mënyrë perfekte.
Të jetosh larg familjes ishte shumë e vështirë. Nuk kam kaluar shumë mirë. Shkova në Greqi dhe nuk dija gjuhën, nuk flisja fare. Por kjo është jeta, apo jo? E vura futbollin para të gjithave dhe babai gjithashtu, për të ardhmen time.
Idhulli im është Fernando Torres. Madje kur isha i vogël kisha një adresë në“Facebook” me emrin e tij. Pastaj mënyra sesi rrjedh jeta, pasi unë debutova me Atleticon e Madridit, kur në fushë ishte edhe Torresi.

Më kujtohet edhe ai pezullim i gjatë, pasi ofendova arbitrin. Ishte periudha më e keqe e jetës sime. Jam penduar vërtet shumë dhe i kërkova falje edhe arbitrit. Familja u çudit gjithashtu, pasi e dinë që unë nuk jam një njeri i tillë.
Babai im, Artan Bare, më ndiqte gjithmonë në stërvitje dhe ndeshjet e mia.

Të gjithë më thonë që ka qenë një futbollist i zoti, që shënonte gola, por i them që është gënjeshtër. Tani dua të kem sukses jo thjesht për vete, por edhe për prindërit e mi”, është shprehur mesfushori Keidi Bare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat