Mema: Kam qenë i tensionuar, na presin ndeshje të forta

Futboll

Mema: Kam qenë i tensionuar, na presin ndeshje të forta

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:49
Mema: Kam qenë i tensionuar, na presin ndeshje të forta

Frika e një përmbysje të mundshme nga Laçi ndihej në fjalët e trajnerin të Tiranës, Ardian Mema, edhe pas përfundimit të sfidës.
“Është vuajtje më vete. I shkaktojmë vetes probleme, jo kundërshtari. Kam qenë i tensionuar gjatë gjithë lojës. Laçi po luante vetë me topa të gjatë. Mos pasoni paralel, këtë këshillë u kam thënë çunave. Duhet ta përgatisim ekipin sepse na presin ndeshje shumë të forta. Flas edhe për kampionatin. Mendoj që edhe ekipi ka qenë në një lloji stresi për shkak të ndeshjes së fundit që në Tiranë. Është papërgjegjshmëri, jo ngarkesë psikologjike. U fola çunave”
Presioni nga ndeshja e kampionatit: “Jam munduar që gjatë kësaj kohe të heq presionin nga lojtarët. Nuk patëm asnjë lloj problemi, fusha ishte optimale. Duhej vetëm të administronim rezultatin. Në minutat në vazhdim ekipi pësoi një lloji shoku. Nuk e di këtë, mendoj që këtyre futbollistëve duhet t’u mësosh që ky është futbolli. Do t’i shikojmë detajet, lojtarët kishin ankth panik.”
Mungesa e Ngosë: “Në Tiranë ishim shumë më të çliruar. Ngo është i rëndësishëm për ekipin tonë. Kjo mund të jetë prishja e ekuilibrave. Duhet të marrim masa sepse ai është dënuar 5 ndeshje. S’kemi çfarë të bëjmë, ky është futbolli".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat