Sokoli: Ishte ndeshje e vështirë

Futboll

Sokoli: Ishte ndeshje e vështirë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:41
Sokoli: Ishte ndeshje e vështirë

KF Ferizaj ka pësuar humbje ndaj pretendentit për titull të kampionit, KF Llapi. Llapi i drejtuar tashmë nga trajneri, Tahir Batatina, e fituan këtë ndeshje me lehtësi, duke fituar me rezultat 2:0.

Për trajnerin e KF Ferizajt, Bylbyl Sokoli, ishte një ndeshje më ndryshe, pasi skuadrën e Llapit e kishte drejtuar në fillim të sezonit, por ishte shkarkuar Tahir Batatina, i cili në atë kohë ishte drejtor sportiv i Llapit.

Sokoli pas ndeshjes deklaroi se futbollistët e tij kishin raste por nuk i shfrytëzuan dhe se iu mbetet të vazhdojnë punën për të siguruar mbijetesën përmes barazhit.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne kishim rastet tona të cilat nuk i shfrytëzuam. Na mbetet të vazhdojmë të punojmë dhe ta kërkojmë mbijetesën përmes barazhit”, tha Sokoli.

I pyetur për një mendim për ish-skuadrën e tij, Llapin ai u përgjigj: “Nuk i komentoj skuadrat kundërshtare. Nuk dua të flasë për to”, ka përfunduar Sokoli.

Kjo ishte humbja e gjashtë për “Billin” në ndeshjet direkte ndaj Tahir Batatinës, nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Ferizaj renditet në pozitën e dhjetë me 25 pikë, pozitë kjo që dërgon në barazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat