Man City kërkon rikthimin në krye të Premierligës ndaj Cardiff, formacionet

Futboll

Man City kërkon rikthimin në krye të Premierligës ndaj Cardiff, formacionet

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:23
Manchester City

Manchester City do të kërkojë të rikthehet në krye të Premierligës me një fitore eventuale ndaj Cardiff City, skuadrës që lufton për mbijetesë.

Skuadra e Pep Guardiolës e pret Cardiffin në Etihad në një ndeshje të vlefshme për javën e 33-të në Premierligë, që nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

City ka dy pikë më pak se lideri aktual, Liverpooli i cili ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, por fitorja ndaj Cardiffit do ta çonte në kuotën e 80 pikëve, dhe rrjedhimisht në krye të ligës.

Cardiffi, ndërkohë, është në vendin e 18-të me 28 pikë, pesë më pak se Burnley që është në zonën e shpëtimit nga rënia prej ligës.

Formacionet Zyrtare:

Manchester City:

Image

 

Cardiff:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat