Milot Rashica shpallet lojtari i ndeshjes Bremen – Schalke

Futboll

Milot Rashica shpallet lojtari i ndeshjes Bremen – Schalke

Më: 3 prill 2019 Në ora: 23:33
Milot Rashica

Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes çerekfinale të Kupës së Gjermanisë mes Werder Bremenit dhe Schalkes, pasi i ndihmoi Bremenit të kalojë në çerekfinale me një gol sensacional.

Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.

22-vjeçaari e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. Ky gol dhe paraqitje e tij fantastike në përgjithësi ia fitoi atij çmimin lojtar i ndeshjes.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019.

Rashica tani ka dy gola në tri paraqitje për Bremenin në kupë, derisa në total i ka realizuar nëntë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat