Stadiumi "Johan Cruyff”...

Futboll

Stadiumi "Johan Cruyff”...

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:13
Stadiumi "Johan Cruyff”

Klubi i Barcelonës vazhdon punimet për stadiumin e ri prej 6 mijë vendesh, që do të zëvendësojë “Mini Estadi” dhe do të presë ndeshjet e Barça B, të rinjve katalanas dhe femrave të kësaj skuadre. Në imazhet e reja, që klubi ka publikuar, emri i Johan Cruyff tashmë shkëlqen në ballinë të impiantit të ri sportiv. 

Siç raportohet, emri i legjendës holandeze tashmë mund të shihet në stadium, ndërsa kanë nisur të vendosen edhe ndenjëset për tifozët. Tapeti i blertë do të shtrohet në mes të prillit. Stadiumi është në rrugën e duhur, në pjesën e fundit të punimeve. Ai planifikohet të jetë gati në fund të majit dhe të hapet për ndeshje në qershor.

Kujtojmë se emrin e legjendës së futbollit holandez, që u nda nga jeta më 24 mars 2016, e ka marrë edhe stadiumi kryesor i Amsterdamit, ku i luajnë më së shumti ndeshjet portokallinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat