Serbi i Cërvena Zvezdës që e kreu ushtrinë në Prishtinë, shqiptarët e nxorën...  

Futboll

Serbi i Cërvena Zvezdës që e kreu ushtrinë në Prishtinë, shqiptarët e nxorën...  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:47
Serbi i Cërvena Zvezdës që e kreu ushtrinë në Prishtinë, shqiptarët e nxorën...  

Burimet e sigurta tregojnë një histori interesante të viteve të 80-ta përkatësisht të vitit 1985, se njëri nga futbollistët e asaj kohe, Dragan Stojkoviq, i njohur si Piksi, para se të shkonte në Cërvena Zvezdë të Beogradit, në klubin më të urryer jo vetëm në Ballkan, e kishte kryer ushtrinë ish jugosllave në Republikën e Kosovës, në Prishtinë.

Atëkohë ai luante për Radniçkin e Nishit. “Disa shqiptarë shkuan e morën apo e nxorën  Piksin nga kazerma në Prishtinë për të pa ndeshjen Prishtina-Radniçki.

E nxorën si sportist dhe edhe kishte ai shoqëri me disa shqiptarë, u sillte mirë”, tregon një burim. Kështu që, Stojkoviqi një pjesë të ushtrisë e ka kryer në Kosovë dhe ka ngrënë edhe bukë shqiptare.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat