Renditja e FIFA-s, ja ku është e Kosova e ku është Shqipëria

Futboll

Renditja e FIFA-s, ja ku është e Kosova e ku është Shqipëria

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:49
Renditja e FIFA-s, ja ku është e Kosova e ku është Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen mujore për kombëtaret dhe në podium nuk ka ndryshime, sepse kryeson Belgjika, ndjekur nga Franca e Brazili. Ka lëvizje pas tyre, sepse Anglia ngjitet në vendin e katërt, duke zbritur një vend më poshtë Kroacinë, ndërsa Uruguai është i gjashtë, duke ngjitur një shkallë, me Portugalinë që zbret e shtata.

Ndërkaq, Shqipëria ka 4 pikë më pak se muajin e shkuar dhe ka zbritur një vend më poshtë, në të 62-tin, duke u parakaluar nga Hondurasi dhe Burkina Faso, ndërkohë që ka zbritur poshtë nesh Bolivia.

Vazhdon ngjitja graduale e Kosovës, që është 3 vende më lart se muajin e shkuar, në vendin e 127-të. Rezultatet e mrekullueshme të Kosovës shumë shpejt do të shpërblehen edhe në renditjen e FIFA-s, sepse brenda pak muajsh nuk është çudi që Kosova të kapë 100 vendet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat