Zyrtare: Mandzukici nënshkruan kontratë të re me Juventusin

Futboll

Zyrtare: Mandzukici nënshkruan kontratë të re me Juventusin

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:53
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic e vazhdoi kontratën e tij me Juventusin, për ta vazhduar rrugëtimin që e kishte nisur në vitin 2015.

Karriera e Mario Mandzukicit me Juventusin do të vazhdojë deri në vitin 2021. Për këtë gjë u pajtuan dy palët së fundi dhe Mandzukici e nënshkroi kontratën e re sot.

Për pothuajse katër sezone me Juventusin, Mandzukici i bëri 159 paraqitje. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i shënoi 43 gola dhe i asistoi 19 të tjerë. Tani ia e ka mundësinë t’i përmirësojë këto statistika edhe më shumë gjatë dy vjetëve në vazhdim.

Edhe ky sezon ka qenë mjaft i mirë për sulmuesin kroat në Serie A, ku ka arritur t’i bëjë shtatë asiste dhe t’i shënojë tetë gola. Ai ka shënuar edhe në një ndeshje të klubit italian në Ligën e Kampionëve.

Për herë të fundit, Mandzukic e kishte rinovuar kontratën me Juventusin në maj të vitit 2017. Tani, vlera e tij është ngritur dhe Transfermarkt e vlerëson kroatin me 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat