Fitore me fat e Feronikelit 

Futboll

Fitore me fat e Feronikelit 

Nga: K. G. Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:14
Fitore me fat e Feronikelit 

Fitore nëpër vrimë të gjilpërës e liderit të elitës së futbollit të Kosovës, Feronikeli nga Drenasi. Feronikeli triumfoi me rezultat 1:0 kundër Ballkanit nga Theranda, në ndeshje e javës së 25-të. Në çastet e fundit Ballkani pësoi humbje, duke mbetur duarthatë.
Djelmoshat e trajnerit Zekirija Ramadanit treguan lojë të mirë dhe me shumë fat sportiv fituan pikët e plota, kurse fati ishte kundër Ballkanit.
Në minutën e 89-të të ndeshjes, qendërmbrojtësi i Ballkanit, Dardan Jashari në tentim për ta larguar topin e gjuajti atë në portën e tij dhe ka qenë fatale. Kështu që Feronikeli arkëtoi tri pikë të mundimshme dhe me shumë fat. Feronikeli kryeson me 59 pikë, kurse Ballkani është në vend të tetë me 29.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat