Legjenda e Man Utd ka një ‘kusht’ për lojtarët dhe Solskjaer

Futboll

Legjenda e Man Utd ka një ‘kusht’ për lojtarët dhe Solskjaer

Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:24
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka bërë një punë të mrekullueshme që kur morri drejtimin e skuadrës së Manchester United.

Solskjaer ka kthyer skuadrën nga ‘Old Trafford’ në garën për një vend në Ligën e Kampionëve, edhe pse aktualisht pozicionohet jashtë top katërshes.

Megjithatë, përkundër rezultateve të mira nga Solskjaer, legjenda e skuadrës, Paul Ince, ka thënë se nëse skuadra nuk përfundon në top katërshen, nuk do të jetë rezultat aq i mirë.

”Man United duhet të jenë në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë mjaftueshëm mirë nëse nuk kualifikohen” ka thënë Ince.

“Ole ka bërë punë të mrekullueshme deri në këtë pikë, por ata duhet ta mbarojnë me sukses” ka thënë tutje ish mesfushori i United.

“Ata nuk mund të përballojnë edhe një sezon pa futboll evropian” ka shtuar ndër të tjerash Ince.

Ole Gunnar Solskjaer dhe lojtarët e Man Utd do ta  bëjnë të pamundurën deri në fund, në garën me Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat