Kevin De Bruyne tregon se kush janë favoritët për Euro 2020

Futboll

Kevin De Bruyne tregon se kush janë favoritët për Euro 2020

Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:36
Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka dhënë mendimin e tij mbi favoritin e kampionatit evropian 2020.

Reperezntuesi i Belgjikës beson se kombëtarja e Anglisë kanë potencialin e duhur për të dominuar në futbollin me kombëtare për dekadën e ardhshme.

KDB sheh Anglinë si favoritët për të fituar Euro 2020, dhe ka thënë se ata mund ta vazhdojnë rrugën e mirë që nisën në Kupën e Botës.

“Ju kam thënë djemve anglez javën e kaluar se ata duhet ta fitojnë këtë evropian. Mendoj se ata janë favoritët, së bashku me Francën” ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“I shoh djemtë tashmë të stabilizuar, dhe me një ardhme shumë të ndritur. Nuk e di nëse do të fitojnë, sepse vetëm një skuadër fiton, por ata kanë mundësinë që të bëjnë shumë mirë në 10 vitet e ardhshme” ka shtuar tutje anëtari i Man City.

De Bruyne është duke punuar akoma që të rikthehet në maksimumin e tij pasi vuajti nga një lëndim, dhe ai do të jetë pikë kyçe e kombëtares belge në Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat