Këta janë gjashtë lojtarët që nuk janë të pëlqyer tek Man Utd

Futboll

Këta janë gjashtë lojtarët që nuk janë të pëlqyer tek Man Utd

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:14
Alexis Sanchez

Gjashtë lojtarë janë në ‘listën e zezë’ tek skuadra e Manchester United dhe pritet të largohen gjatë verës.

Pasi nënshkroi kontratën tri vjeçare me skuadrën, Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm që të bëjë ndryshimet e para tek grupi.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, gjashtë janë lojtarët të cilët nuk pëlqehen në ‘Old Trafford’ dhe pritet largimi i tyre.

Alexis Sanchez, Ander Herrera, Juan Mata, Marcos Rojo, Antonio Valencia dhe Matteo Darmian janë emrat të cilët mund të shikojnë për skuadër.

Por, ku mund të transferohen të lartpërmendurit pas përfundimit të aventurës me ‘djajtë e kuq’?

Për Alexis Sanchez interesim i madh ka ardhur nga skuadra e Paris Saint Germain, por edhe nga Superliga e Kinës.

Mesfushori spanjoll Juan Mata mund të shqyrtoj opsionet si Arsenal apo Barcelona, të cilat skuadra kanë vëzhguar situatën e tij.

Herrera gjithashtu kërkohet nga PSG dhe Arsenal, kurse destinacioni për Rojo dhe Valencia do të jetë Premierliga, me skuadrat si Everton, Wolves apo West Ham që kanë shfaqur interesim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat