Arsenal interesohet për yllin brazilian

Futboll

Arsenal interesohet për yllin brazilian

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:50
Arsenal

Skuadra e Arsenal është në rrugë të mirë për të nënshkruar marrëveshje me talentin premtues brazilian.

Anëtari i Club Brugge, Wesley Moraes, ka tërhequr vëmendjen e skuadrës nga Londra, dhe lojtari ka dhënë disa shenja pozitive për një transferim të mundshëm.

Moraes i cili po shihet se zëvendësuesi i Danny Welbeck, ka thënë se e dëshiron një kalim në Premierligë.

“Unë kam thënë njëherë se dua të transferohem në Angli, dhe situata është akoma e njëjta” ka thënë Moraes.

“E kam ndjekur gjithmonë Premierligë, por jam i hapur edhe për ligat e tjera” ka shtuar tutje lojtari.

22 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit me skuadrën e Clube Brugge, ka realizuar 14 gola dhe ka shtuar 9 asistime në të gjitha kompeticionet këtë edicion.

Me deklaratat e fundit të brazilianit, duket se skuadra e Arsenal është favorite për të nënshkruar me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat