Chelsea po e vëzhgon super talentin brazilian

Futboll

Chelsea po e vëzhgon super talentin brazilian

Më: 5 prill 2019 Në ora: 00:53
Chelsea

Skautët e Chelsea janë parë prezent në ndeshjen e Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe Athletico Paranaense.

I riu Bruno Guimaraes ka ndihmuar skuadrën e tij në triumfin 3:0 ndaj Boca Juniors, duke lënë përshtypje të mira tek skautët e londinezve.

Raportimet nga ‘The Sun’ bëjnë të ditur se skautët e Chelsea ishin prezent pikërisht për lojtarin Guimaraes.

Interesim për mesfushorin defensiv ka pasur edhe nga skuadra të tjera evropiane si Napoli, Inter, Shakhtar e Lille.

Guimaraes regjistroi një paraqitje mjaftë të mirë dhe ishte ndër lojtarët që dha kontributin më të madh në fitoren e skuadrës së tij.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës skuadra e Chelsea do ta ketë të mundur të nënshkruaj me lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat