Allegri rikuperon tre lojtarë për Milanin, Ronaldo mbetet enigmë

Futboll

Allegri rikuperon tre lojtarë për Milanin, Ronaldo mbetet enigmë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:24
Juventus

Juventus po shkon në hapat final drejt titullit të tetë radhazi në Serie A, teksa këtë të shtunë pret Milanin për javën e 30-të të kampionatit.

Për këtë sfidë trajneri Massimiliano Allegri ka rikuperuar tre lojtarë të rëndësishëm që vuanin nga dëmtimet. 

Paulo Dybala është kthyer të stërvitet me grupin, pasi pësoi dëmtim në nxehje para sfidës me Empolin. Këtë e konfirmoi edhe argjentinasi përmes një fotoje në rrjetet sociale ku shkroi: “Vazhdojmë përpara”. 

Kundër kuqezinjve do të jetë edhe Mario Mandzukic, sulmuesi kroat mungoi në ndeshjen e fundit dhe pritet ta festojë këtë javë rinovimin e kontratës deri në vitin 2021. Në dispozicion të trajnerit do të jetë edhe Leonardo Spinazzola, i cili i ka kaluar problemet me gjurin. Të tre këta lojtarë do të jenë të gatshëm të luajnë ndaj Milanit.

Ndërkohë Douglas Costa po vijon rikuperimin dhe me të gjitha gjasat për të do të synohet të jetë gati për ndeshjen ndaj Ajax, e vlefshme për Champions League. Edhe Cuadrado nuk do jetë gati për ndeshjen ndaj “Djajve”, mirëpo kolumbiani nuk është në listë për Champions dhe rikthimi i tij mund të jetë pas dy javësh.

Sami Khedira sot feston 32 vjetorin e lindjes dhe ende nuk dihet se kur do jetë gati të zbresë në fushë.

E njëjta gjë vlen edhe për Cristiano Ronaldon, sulmuesi portugez po vijon të bëjë progres në rikuperimin nga dëmtimi i tij, por ende nuk është e qartë nëse 34-vjeçari do të jetë në sfidën në Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat