Flamuri i Kosovës në ndeshjen e futbollit në Çeçeni, reagon MPJ e Rusisë

Futboll

Flamuri i Kosovës në ndeshjen e futbollit në Çeçeni, reagon MPJ e Rusisë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:03
Flamuri i Kosovës në ndeshjen e futbollit në Çeçeni

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas shfaqjes së flamurit të Kosovës në një ndeshje të futbollit në Grozni.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas shfaqjes së flamurit të Kosovës në stadiumin “Ahmat Arena” në Grozni duke e quajtur si gabim teknik.

“Gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipit Ahmat dhe Spartak në Grozni më 30 mars të këtij viti në stadiumin Ahmat Arena, është shfaqur flamuri i të ashtuquajturës republikë e Kosovës. Në lidhje me rastin kemi lajmëruar zyrtarët e Republikës së Çeçenisë se nuk është e lejueshme shfaqja e simboleve të shteteve të papranuara në territorin e Rusisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, përcjell lajmi.net.

“Këtë incident e konsiderojmë si gabim teknik. Qëndrimi i Rusisë për mosnjohjen e Kosovës është i pandryshuar. Ai është i përcaktuar me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat