Sarri i thotë Higuainit që të mësojë nga Suarez

Futboll

Sarri i thotë Higuainit që të mësojë nga Suarez

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:46
Gonzalo Higuain

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka dhënë një sugjerim interesant për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Trajneri italian i ka bërë thirrje lojtarit të tij që të shikoj instruksione tek Suarez, për mënyrën se si të adoptohet me jetën në Angli.

“Ai duhet të përmirësohet fizikisht dhe mentalisht, kështu që ai do të jetë i përdorueshëm për fazën e fundit të sezonit” ka thënë Sarri për Higuain.

“Nuk është e lehtë në muajt e parë në Premierligë. Ishte problem edhe për Luis Suarez por në sezonin e dytë ai shënoi 23 gola” ka shtuar italiani, duke supozuar se argjentinasi mund të mësoj nga sulmuesi i Uruguait.

Higuain luan tek skuadra e Chelsea vetëm në formë huazimi, dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat