“Neymar është penduar për largimin nga Barcelona”

Futboll

“Neymar është penduar për largimin nga Barcelona”

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:29
Neymar

Ylli brazilian, Neymar, është penduar për largimin nga Barcelona.

Adriano Correia, ish lojtar i Barcelonës, ka zbuluar një bisedë që ka pasur me Neymarin, lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Neymar në vitin 2017, për 222 milionë euro la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG-së në Francë.

Vendimi për të lënë Barcelonën, nuk ka dalë të jetë i qëlluar për Neymar, që tani duket se është penduar.

“Unë kam folur me Neymar rreth tri javë më parë”, ka deklaruar Adriano.

“Të gjithë ne që kemi qenë në Barcelonë dhe jemi larguar, ndjejmë keqardhje, ai edhe më shumë”, ka thënë mbrojtësi për ‘Cadena Ser’.

Adriano ishte për disa vite pjesë e Barcelonës, para se të largohej në drejtim te Turqisë, te skuadra e Besiktas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat