Sot do të nis java e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në plan program janë të luhen dy ndeshje mjaftë interesante, ku ndeshen Drenica – Trepça 89 dhe KEK-u – Llapi.
Në Skenderaj pas barazimit javën e kaluar ndaj Gjilanit, Drenica kërkon të fitoj në ndeshjen ndaj Trepçë 89, një fitore që do të ishte e mirëpritur tek vendasit, mirëpo Trepça 89 kërkon patjetër ti ikë barazhit dhe humbja në këtë ndeshje do të ishte një goditja e madhe për mitrovicasit. Ndërkaq në Kastriot KEK-u tashmë pa gjasa për të mbetur edhe sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovë, pret Llapin e Tahir Batatinës. Llapjanët kërkojnë fitoren e tretë radhazi dhe të tretën në kampionat ndaj KEK-ut.
Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 15:00.