Në Azi fëmijët pagëzohen me emrin e shqiptarit

Futboll

Në Azi fëmijët pagëzohen me emrin e shqiptarit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:32
Në Azi fëmijët pagëzohen me emrin e shqiptarit

Në Shqipëri nuk është një emër i dëgjuar shumë, por nëse pyesni në Azi për një mesfushor shqiptar, me emrin Liridon Krasniqi, atëherë me shumë gjasa do të flasin me fjalë të mëdha për të. I larguar nga Shqipëria kohë më parë, mesfushori është bërë pjesë e futbollit dhe e jetës në Malajzi, aty ku tashmë pret që të natyralizohet për të luajtur me ekipin Kombëtar të Malajzisë.Ai është kthyer në një idhull për tifozët dhe jo më kot, Federata është e gatshme ta marrë në Kombëtare.

I njohur si futbollisti që ka thënë edhe një shprehje virale: “Jam shqiptar jam bos, sepse ha pite me kos”, Krasniqi ka dhënë një intervistë mjaft interesante për mediet, ku ka folur në lidhje me jetën në Malajzi dhe imazhin që ai ka para tifozëve dhe jo vetëm.

Krasniqi pranon se që në ditën e parë që është transferuar atje, është ndjerë si në shtëpi dhe shton, se në fillim ka qenë tërësisht i panjohur por tashmë është kthyer në një idhull, aq sa edhe fëmijët malajzianë tashmë kanë emrin Liridon.

“Transferimi në Malajzi? Më tha një menaxheri im që kisha një ofertë të mirë nga Malajzia dhe e pranova pa asnjë dyshim. Që nga dita e parë kur kam ardhur këtu, jam ndier si në shtëpi. Për shumë kohë kam ecur në rrugë si i panjohur dhe askush nuk e dinte emrin tim, por tashmë më njohin të gjithë”, ka thënë Krasniqi.“Bëja edhe shumë stërvitje dhe tashmë më njohin thuajse të gjithë. 6 fëmijë në qytet, kanë emrin tim dhe kur erdha në këtë qytet e dija: Do të bëhesha një yll. E di që këtu më shohin si një yll, më shohin sikur jam Messi apo Ronaldo”, tregon mesfushori shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat