Fazliu: Këtë vit na presin kualifikimet

Futboll

Fazliu: Këtë vit na presin kualifikimet

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:40
Fazliu: Këtë vit na presin kualifikimet

Vashat e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjakovë, me rezultat 3:1. Loja ishte e mirë, cilësore dhe përplot aksione të mira. Futbollistet tona mbizotëruan me lojë dhe rezultat, sidomos në pjesën e parë, ku së pari shënoi Modesta Uka në minutën e 21-të, ndërkaq epërsinë e dyfishoi Valentinë Limani në minutën e 30-të. Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën me një këndellje të maqedonaseve, të cilat u munduan të kthejnë rezultatin, kështu që në minutën e 78-të Dimovska ngushtoi epërsinë në 2:1. Megjithatë, futbollistet tona shumë shpejtë e rikthyen epërsinë e dy golave duke mos lejuar që t’u rrezikohet fitorja, ku Besjana Reçica, e cila vulosi rezultatin përfundimtar të takimit, 3:1. Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën. Pas përfundimit të ndeshjes, në darkën e përbashkët që u organizua në hotel “Apollonia” në Gjakovë, u shkëmbyen dhuarata nga delegacionet e federatave.

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse, tha: I përgëzoj vajzat për një angazhim maksimal dhe paraqitje jashtëzakonisht të  mirë. Ishte një lojë e mirë. Patëm shumë raste shënimi, por realizuam vetëm tri gola të mjaftueshme për fitore. Donim të provojmë të gjitha futbollistet, sidomos në pjesën e dytë më shumë ishin futbolliste vendore. Ne jemi Kombëtare e re dhe po përpiqemi të ndërtojmë një ekip të mirë. Këtë vit na presin kualifikimet edhe pse jemi në grup mjaft të fortë synojmë të plasohemi të paktën në vendin e tretë edhe pse jo edhe në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat