Po kthehet Mourinho, befason me skuadrën e re

Futboll

Po kthehet Mourinho, befason me skuadrën e re

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:50
Jose Mourinho

Jose Mourinho mund t’i kthehet futbolli në sezonin tjetër.

Trajneri portugez është rrugës për t’u rikthyer në futboll, pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018.

Mediet në Itali e shohin të ardhmen e Jose Mourinhos në Serie A, përcjell ‘lajmi.net’.

56 vjeçari mund të marrë drejtimin e Romës, për të zëvendësuar Claudio Ranierin, që do të ndërpresë bashkëpunimin me ‘Giallorosët’ në fund të sezonit.

Jose Mourinho edhe në të kaluarën ka punuar në Serie A, ku ka drejtuar Interin për dy sezon e, duke fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat