Tare dënohet më një gjobë të majme

Futboll

Tare dënohet më një gjobë të majme

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:32
Tare dënohet më një gjobë të majme

Drejtori sportiv i Lazios gli Tare,ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penallti e cila u shndërrua në gol.
Tare u shfaq shumë nervor për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat