Panucci për Shqipërinë: M'u bë e pamundur!

Futboll

Panucci për Shqipërinë: M'u bë e pamundur!

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:41
Christian Panucci

Christian Panucci, ish-trajneri i Shqipërisë, është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij me kuqezinjtë, që ka zgjatur thuajse dy vite, si pasues i Gianni de Biasit. 

Italiani, që vazhdon të paguhet nga FSHF, duke qenë se është nën kontratë dhe është shkarkuar, pra një prishje jo unanime, por njëpalëshe, ka folur në një intervistë të dhënë për "Gazzetta dello Sport".

Sa i përket aventurës në stolin kuqezi, që u mbyll pas humbjes me Turqinë, Panuçi tha: "Shumë futbollistë luanin pak dhe kohët e fundit ishte e vështirë të gjeje ide të përbashkëta dhe profesionalitet: m'u bë e vështirë që të përcillja apo praktikoja futbollin që kisha në kokë. Por, nuk kam asnjë peng: ishte një eksperiencë fantastike dhe Shqipërisë do t'i them gjithmonë faleminderit. Për gjithçka".

Për "La Gazzetta Dello Sport" ai foli edhe në lidhje me futbollin italian, por kryesisht për fatet e Juventusit në Champions League. 

I pyetur nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen e parë ndaj Ajax-it, 45-vjeçari mendon se Allegri nuk do të rrezikojë. "Unë mendoj se Allegri nuk do të rrezikojë nëse ka dyshimin më të vogël". 

Ish-tekniku i Shqipërisë mendon se ky mund të jetë viti i "Zonjës së Vjetër" për fitimin e Champions Leagues. "Nuk besoj te kjo sindroma e humbjes së finaleve nga Juventusi. 

"Historia e thotë, por nuk besoj. Kur pashë rikthimin që i bënë rezultatit ndaj Atletico Madridit thashë me vete: 'Ky mund të jetë viti i tyre'", - shprehet ndër të tjera italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat